Kryeqyteti i Sirisë u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, i cili vrau të paktën tetë persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë mesditën e së mërkurës.
Autobomba shpërtheu në qendër të Damaskut, në sheshin “Hejaz”, pranë stacionit qendror hekurudhor.
Sipas Agjensisë Siriane të Lajmeve “SANA”, përgjegjës për këtë shpërthim ishin terroristët.
Autoritetet siriane përshkruajnë me këtë terminologji kryengritësit që luftojnë për të rrëzuar qeverinë e Bashar al-Assad.
Për momentin nuk është ende e qartë se kush fshihet pas këtij sulmi.
Kryengritësit kanë sulmuar shpesh Damaskun me mortaja dhe predha anti-tank, por taktika e sulmeve vetvrasëse apo me autobomba është përdorur pothuajse eksluzivisht vetëm nga grupimet radikale fetare që luftojnë brenda lëvizjes rebele.
Top Channel