SHBA, zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen

06/11/2013 02:00

Gara për rezidencën e guvernatorit të Virxhinias është gati për të nisur, teksa janë mbyllur sondazhet mbi një garim përçarës mes Terry McAuliffe, një ish-kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik, dhe Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit, republikanit Ken Cuccinelli.

Ndërkohë që çështjet kombëtare, si mbyllja e pjesshme e qeverisë pak kohë më herët dhe funksionimi me të meta i ligjit të Kujdesit Shëndetësor, janë ngritur së tepërmi në betejën mes McAuliffe dhe Cuccinelli, gara ka qenë e keqe që në nisje dhe është fokusuar kryesisht në sulmet personale mes kandidatëve.

Ajo që do të dalë nga rezultatet e Virxhinias, – së bashku me garat që përfshijnë betejën guvernatoriale në New Jersey, garën për kryebashkiakun në New York City dhe betejën primare për karrigen e Alabamës në Dhomën amerikane të Përfaqësuesve, – ka më shumë rëndësi se çfarë do të tregojë në lidhje me garën afatmesme 2014 dhe garën e 2016 për Shtëpinë e Bardhë.

Virxhinia dhe New Jersey janë të vetmet shtete që mbajnë zgjedhje për guvernator këtë vit, pas një gare presidenciale, duke i vendosur ato drejtpërdrejt në qendër të vëmendjes politike kombëtare.

Në New Jersey, sondazhet e opinionit publik tregojnë se guvernatori Chris Christie, një nga emrat më të mëdhenj të Partisë Republikane dhe fjalimeve të ashpra, do të fitojë rizgjedhjen me lehtësi kundrejt senatores demokrate të shtetit, shumë pak të njohur, Barbara Buono.

Ndërkohë që Christie po konsideron të garojë për kandidaturën presidenciale të GOP në 2016, fushata e tij për rizgjedhjen është parë si një parapërgatitje për synimin e preferuar të tij, Shtëpinë e Bardhë.

Pasi votoi mëngjesin e së martës, Christia tha për CNN se ai nuk është thjesht një republikan i moderuar në shtetin tradicionalisht më liberal. “Jam një konservator dhe kam qeverisur si një i tillë në këtë shtet. Mendoj se kjo ka bërë që disa njerëz të mos bien dakord me mua në këtë shtet, pasi përgjithësisht është një shtet blu i qendrës së majtë”, tha ai.

“Por, mendoj se diferenca në këtë mes ka qenë se unë jam përpjekur ta fsheh këtë, ose ta maskoj si diçka ndryshe. Thjesht i kam thënë njerëzve: Ky jam unë!”.

Në New York, sondazhet parashikojnë që Avokati progresiv i Qytetit, Bill de Blasio, të fitojë me një lumë votash, gjë që do t’u jepte demokratëve kryebashkiakun e parë në më shumë se 2 dekada, në një qytet ku ata tejkalojnë në masë të madhe republikanët.

Në Alabama, është një luftë për të ardhmen e republikanëve, ku përplasen një konservator i “Tea Party” dhe një republikan themeltar në një balotazh për një vend të lirë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Top Channel