Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar të dhënat e fundit të inteligjencës, të cilat bëjnë të ditur se qeveria siriane mund të mos e ketë deklaruar tërësisht sasinë e armëve kimike të zotëruara prej saj.
Kjo do të thotë se Siria mund të ketë ende një depo të fshehtë armësh kimike, edhe pas përpjekjeve të bazuara në marrëveshjen për shkatërrimin e tyre.
Njoftimet e inteligjencës nuk janë përfundimtare, por “ka tema të ndryshme të informacionit, që do të trondiste besimin tonë”, tha një zyrtar amerikan për CNN. “Ata kanë bërë disa gjëra së fundi, të cilat tregojnë se Siria nuk është gati të heqë dorë tërësisht nga armët e tyre kimike”.
CNN ka folur me disa zyrtarë amerikan për të pasur akses në informacionet e fundit sekrete mbi Sirinë, të cilët konfirmuan lajmin. Të gjithë ata refuzuan të identifikoheshin, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe informacioneve. Agjencinë amerikane të inteligjencës, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë janë duke e shqyrtuar me hollës informacionin.
Njëri prej zyrtarëve paralajmëroi se ende nuk ka një konkluzion përfundimtar të SHBA-ve mbi qëllimet e Sirisë, bazuar mbi këtë informacion, por ka një përpjekje për të mbledhur të tjera info verifikuese për të kuptuar më mirë se për çfarë mund të jetë në gjendje regjimi i tyre.
Aktualisht ekziston një marrëveshje mes zyrtarëve amerikanë, se deklaratat zyrtare të Sirisë ndaj Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) janë bërë në besim të plotë, pas kërcënimit për sulme ushtarake nga SHBA-të, për shkak të përdorimit nga Siria të armëve kimike ndaj civilëve. SHBA-të besojnë se presidenti sirian, Bashar al-Assad, e ka kuptuar tashmë që nuk mundet ta bëjë sërish diçka të tillë.
Top Channel