Demokratët fituan në zgjedhjet vendore në Nju Jork dhe ato guvernatoriale në shtetin e Virxhinias, në testin e parë të rëndësishëm që prej rizgjedhjes së presidentit Obama në vitin 2012.
Me pothuajse të gjithë votat e numëruara, kryetari i ri i Bashkisë së Nju Jorkut do të jetë Bill de Blasio, i cili do të pasojë kryebashkiakun Micheal Bloomberg.
Nën De Blasion, kryeqendra ekonomike e SHBA-ve kalon në drejtimin e majtë për herë të parë në 20 vjet.
Përsa i përket garës për vendin e guvernatorit në shtetin e Virxhinas, demokrati Terry McAuliffe mposhti republikanin Ken Cuccinelli në një garë shumë të ngushtë.
Zgjedhjet për guvernatorë u mbajtën edhe në shtetin e Nju Xhersit, ku siç parashikohej, republikani Chris Christie arriti të rizgjidhej lehtësisht.
Gara e së martës u konsiderua nga analistët si një test për forcën e të dy partive, përpara zgjedhjeve që do të përfshijnë një të tretën e Senatit dhe Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2014.
Top Channel