Rita Ora rikthehet tek stili i vjetër
06/11/2013 10:35
Rita Ora iu rikthye stilit të flokëve ngjyrë argjendti, pas disa kohësh në të cilat kishte preferuar pamje të ndryshme.
Një prej stileve të preferuara të këngëtares me origjinë kosovare në të shkuarën, ai i “biondes së oskigjenuar” nuk la në baltë 22-vjeçaren as këtë radhë.
E pranishme në ceremonë e modës “Harper Bazaar Women” në Londër, këngëtarja u veçua për shijen dhe klasin e saj edhe pse ndodhej midis stilistëve nga e gjithë bota.
Për të kompletuar pamjen e saj “të argjendtë”, Rita u vesh edhe me një fustan klasik të gjatë deri në fund të këmbëve dhe të puthitur pas trupit, gjithashtu me të njëjtën ngjyrë.
Top Channel