Rihanna, një “rock star” e vërtetë
06/11/2013 00:00
Rihanna duket mirë me çdo gjë veshur dhe këtë e tregon seti i saj më i fundit fotografik për revistën gjermane ‘032c’, ku provon një gamë të gjerë kostumesh shumë ndryshe nga njëri-tjetri.
Këngëtarja nga Barbadosi ka pozuar me veshje provokuese për fotografin hollandez Inez & Vinoodh dhe duket si një “rock star”.



Ndonëse në një moment shumë të zënë, e angazhuar me ture dhe aktivitete të tjera publicitare në mbarë botën, Rihanna mbetet përsëri një vajzë e përkushtuar ndaj familjes.


25-vjeçarja anulloi të gjithë planet që kishte për këtë mesjavë, për t’u rikthyer në vendlindjen e saj, në Barbados, me rastin e 85-vjetorit të gjyshit të saj.
Top Channel