Rihanna në 85-vjetorin e gjyshit
06/11/2013 11:40
Ndonëse në një moment shumë të zënë, e angazhuar me ture dhe aktivitete të tjera publicitare në të mbarë botën, Rihanna mbetet përsëri një vajzë e përkushtuar ndaj familjes.
25-vjeçarja anulloi të gjithë planet që kishte për këtë mesjavë, për t’u rikthyer në vendlindjen e saj, në Barbados, me rastin e 85-vjetorit të gjyshit të saj.
Në një prej fotove më të shkëlqyera të publikuara nga këngëtarja në një rrjet shoqëror, ajo shfaqej duke kërcyer me gjyshin e saj të moshuar.
Ndërkohë, nëpërmjet dy statuseve në “Twitter”, Rihanna i uroi një ditëlindje sa më të lumtur gjyshit të saj Bravo.
Top Channel