Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve
Kreu i Komitetit të Inteligjencës në Parlamentin Federal gjerman kërkoi hetim ndaj Ambasadës Britanike në Berlin, që dyshohet si e përfshirë në skandalin e përgjimeve.
Thomas Opppermann deklaroi se Komiteti i kërkoi të gjitha autoriteteve ligjzbatuese dhe shërbimeve të inteligjencës që të hetojnë në lidhje me këto akuza, ndërsa një deputet i kristian-demokratëve kërkoi një marrëveshje “jo-spiunim” me Britaninë e Madhe.
Ndërkohë, Ambasadori Britanik në Berlin, Simon McDonald u thërrit nga Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Ëesterëelle. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se “raportimet për spiunazh dhe përgjimet e telekomunikacioneve nga ana e një personeli diplomatik, është një shkelje e ligjeve ndërkombëtare”.
Dyshimet për aktivitetin përgjues të ambasadës britanike në Berlin lindën pas publikimit të një lajmi në gazetën britanike “The Independent” ku thuhej se mbi tarracën e selisë diplomatike në Gjermani ishte vendosur një aparaturë përgjuese.
Javën e kaluar Gjermania dhe Brazili i kërkuan Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratojë draft një rezolutë që bën thirrje për respektimin e të drejtave për privatësisë në “moshën dixhitale”.
Draft/rezoluta bën thirrje për t’i dhënë fund survejimeve të tepruara elektronike, duke theksuar se mbledhja ilegale e të dhënave personale “konstituon një veprim tepër të bezdisshëm”.
Top Channel