Ngrohja globale shënon një rekord të ri

06/11/2013 14:15

Niveli i gazrave të dëmshëm që krijojnë efektin e ngrohjes globale pësoi një rritje rekord gjatë 2012-s.

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, niveli i emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë u rrit gjatë vitit të shkuar me ritme më të shpejta se sa mesatarja e dekadës së fundit.

Përqendrimi e metanit dhe oksidit të azotit gjithashtu theu rekordin e mëparshëm.

Për shkak të këtyre emetimeve, rritja e efektit serë është përshpejtuar me 1/3 që prej vitit 1990.

Efektet e dëmshme janë të pamundura të vlerësohen plotësisht, pasi vetëm gjysma e emetimeve të dioksidit të karbonit emetohet në hapësirë.

Pjesa tjetër përthithet nga pemët, bimët, toka dhe oqeanet, duke krijuar dëme të pallogaritshme në ekosisteme të shumta.

Në vitin 2012, përqendrimi i nivelit të dioksidit të karbonit është 141% më i lartë se sa në vitin 1750, i konsideruar si fillimi i epokës së industrializimit.

Me industrializimin e shpejtë që është duke ndodhur në vende të mëdha si Kina apo India, si dhe me rritjen e shpejtë që po ndodh në vendet e botës së tretë, OBM mbetet pesimiste për situatën e emetimeve të gazeve të dëmshme në vitet apo dekadat në vazhdim.

Top Channel