Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima. Mbi 3300 persona të plagosur
Në vitin 1983 bota ka qenë në prag të luftës bërthamore për shkak të një stërvitjeje të NATO-s të udhëhequr nga Amerika dhe Britania, që për pak shkaktoi reagimin e Bashkimit Sovietik.
Historia është zbuluar nga disa dokumente, dikur sekrete, por të publikuara së fundi nga britanikja “The Observer”.
Në nëntor të vitit 1983, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e NATO-s hartuan një platformë të tipit “War Games”, ose një seri stërvitjesh të koduara me emrin “Operacioni: Able Archer”.
Këto stërvitje rezultuan aq realiste për shkak të numrit të madh të trupave dhe mjeteve luftarake që u angazhuan, saqë çuan rusët të mendonin se sulmi ndaj tyre ishte një fakt i kryer dhe të përgatisnin një reagim, që duke marrë parasysh tensionet e atyre viteve, mund të kishte shkaktuar luftën bërthamore. Për fat të mirë, alarmi u tërhoq.
Shërbimet sekrete perëndimore arritën të zbulonin synimet e Moskës. Megjithatë, edhe pasi u shmang rreziku, kryeministrja e atëhershme britanike Margaret Thatcher angazhoi diplomatët e saj që të bënin presion mbi aleatët amerikanë, që të shmangin përsëritjen e këtij gabimi në të ardhmen.
Top Channel