Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim për hapjen e kutive të votimit për tri komunat veriore në Mitrovicë.

Po ashtu, KQZ ka miratuar rekomandimin e QNR-së për anulimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për vendvotimet e tri qendrave të votimit në komunën e Mitrovicës veriore, për shkak të dëmtimit të kutive të votimit.

Sipas rekomandimeve të KQZ-së, ky vendim është marrë me qëllim të këqyrjes së materialeve të cilat gjenden në këto kuti të votimit, për katër komuna: Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

KQZ njofton se, pas hapjes së kutive të votimit dhe konstatimit të gjendjes faktike do të bëhet numërimi i fletëvotimeve tek të cilat konstatohet se mund të bëhet një gjë e tillë.

Në mbledhjen e rregullt koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj bëri të ditur se QNR është në proces të pranimit të materialit të ndjeshëm nga gjithë Kosova. Data e rivotimit në këto tri qendra do të jetë 17 nëntori.

Top Channel