Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve Një seri shpërthimesh të vogla kanë lënë të vdekur të paktën 1 person jashtë një zyre provinciale të Partisë Komuniste në veri të Kinës, raporton media shtetërore.
Shpërthimet në Taiyan në provincën Shanxi, besohet të jenë shkaktuar nga bomba artizanale, bën të ditur “Xinhua”, sipas së cilës 8 persona janë plagosur dhe 2 makina janë shkatërruar.
Fotot e publikuara në një media sociale tregojnë tym dhe disa zjarrfikës në vendngjarje, ndërkohë që policia ka rrethuar skenën.
Policia e Shanxi tha se incidenti i së mërkurës ndodhi rreth 07:40 me orën lokale, vetëm 40 minuta pas mesnate me orën tonë.
“Disa pajisje të vogla eksplozive kanë shpërthyer në rrugën Yingze të Taiyan, pranë zyrtës provinciale të partisë”, tha policia në një njoftim në mikroblogun e tyre zyrtar. “Liderët provincialë shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa policia është duke hetuar ngjarjen e fundit”, thuhej në postim.
Blloqe çeliku janë gjetur të shpërndara në skenë, duke sugjeruar se ato janë përdour në bomba artizanale, raporton “Xinhua”.
Pajisjet shpërthyese ishin fshehur në pragjet e luleve buzë rruge, sipas televizionit shtetëror kinez. Gjithsesi, dy dëshmitarë thanë për “Xinhua” se kishin parë një mikrobus të shpërthente, duke bërë që pjesë të mbeturinave të saj të fluturonin përreth.
Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar “7 shpërthime të fuqishme” dhe kanë parë një sasi të dendur tymi në vendngjarje.
Top Channel