Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve
“Fëmijët e mi thonë se ndihen si familjet hebreje në Gjermani gjatë regjimit të Hitlerit. Na janë vënë pas të gjithë”.
Me këto fjalë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i është përgjigjur gazetarit të njohur Bruno Vespa, pas pyetjes së këtij të fundit nëse është e vërtetë që fëmijët e tij kanë kërkuar të shesin pasuritë dhe të largohen nga Italia.
“Jam 100 për qind italian. Në Itali kam rrënjët e mia, në Itali u bëra ai që jam. Këtu kam qenë biznesmen, njeri i sportit, lider politik. Ky është vendi im, vendi që dua, vendi ku kam gjithçka: familjen, miqtë, ndërmarrjet, shtëpinë dhe ku kam pasur sukses si student, si biznesmen dhe si burrë i shtetit. As që më shkon nëpër mend mundësia për t’u larguar nga Italia”, ka thënë kavalieri.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit, i cili po shkruan një libër të ri, ish-kryeministri ka thënë: “Jam pushtuar nga një indinjatë e thellë që nuk po më lë të qetë. Kam menduar se sa do të vuanin prindërit e mi po të ishin këtu dhe kam pyetur veten se si do të donin që të veproja. Besoj se me të njëjtin dinjitet që më kanë mësuar”, ka thënë Berlusconi.
Top Channel