Bashkimi Europian shpërdoroi 6,6 miliardë euro fonde nga buxheti i tij gjatë 2011-s, çka përbën një rritje nga viti i mëparshëm, u provua në një auditim të brendshëm financiar.
Rezultatet e kësaj analize u publikuan në një raport përfundimtar mëngjesin e së mërkurës.
Norma më e lartë e shpërdorimit ishte në sektorin e zhvillimit rural dhe mjedisit, me 7,9% të totalit të përgjithshëm të investimeve.
Ndihma dhënë rajoneve më të varfëra të Bashkimit Europian gjithashtu u shpërdorua në 6,8% të sasisë së saj të përgjithshme.
Autorët e studimit u treguan të kujdesshëm për të nënvizuar se shpërdorimi nuk është sinonim i vjedhjes.
Zakonisht, shpërdorimi vjen nga financimi i një projekti të keqprojektuar, nga i cili nuk ka përfitime të qënësishme ose nga humbjet që shkaktohen në sistemin e prokurimit.
Buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Europian për vitin 2012 ishte prej 138,6 miliardë eurosh, 80% i manaxhuar në mënyrë të përbashkët nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare.
Top Channel