Arsimi, projekt-bashkëpunimi me BE
06/11/2013 00:00
Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian asistencë në fushën e arsimit.
Në kuadër të projektit, “Mbështetje Rajonale për Arsimin Gjithëpërfshirës”, arsimi në rajonin e Ballkanit do të marrin një asistencë të vecantë në kuadër të afrimit të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Europian.
Në konferencën e organizuar nga MAS të mërkurën, drejtuesit e projektit për vendin tonë thonë se nisma bëhet për mbrojtjen e së drejtës për t’u arsimuar, e mbi të gjitha zhvillimit që sjell për ekonominë dhe shoqërinë, arsimimi i brezave.
Ministrja Lindita Nikolla vuri theksin tek cilësia e arsimit dhe politikave që do të ndërmarri institucioni që ajo drejton në të ardhmen.
Top Channel