Arquette do të bëhet baba për së dyti

06/11/2013 12:15

Pak, por e sigurt, aktori David Arquette nuk është nga ata që humbin kohë.

Vetëm dy muaj pasi finalizoi divorcin e tij pas 13 vitesh martesë me Courteney Cox, protagonisten e serialit “Friends”, aktori konfirmoi se është në pritje të një fëmije nga e dashura e tij Christina McLarty.

Aktualisht në Vankuver, Kanada, në xhirimet e një filmi të ri, Arquette i komunikoi lajmin e gëzuar stafit të filmit.


David Arquette, me ish-bashkeshorten Courteney Cox dhe te bijen

E ndërsa aktori, i cili ka një vajzë me Cox përpiqet të jetojë jetën me shumë ritëm, gustot e tij duket se nuk ecin me këtë shpejtësi.

Ajo që bie në sy është ngjashmëria e jashtëzakonshme që ka e dashura e tij, McLarty, me ish-bashkëshorten që interpretonte rolin e Monicas në “Friends”.


Partnerja aktuale (majtas) dhe ish-bashkeshortja Cox kane nje ngjashmeri te madhe fizike midis tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA