Vlora Çitaku, ministre për Integrim në qeverinë e Kosovës, ka qenë e heshtur gjatë vizitës së saj në Preshevë.

Është ministrja e parë, që viziton këtë qytet shqiptar në jug të Serbisë. Pavarësisht se zyrtarët serbë, gjatë vizitave në Kosovë flasin, edhe ashpër, për Çitakun duket se dhënia e deklaratave ka qenë e ndaluar. Por, nuk kanë munguar premtimet.

“Jemi këtu në shtëpinë tuaj, në tokën tuaj. Detyra jonë është që t’iu ndihmojmë qoftë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tuaj, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ju keni nevojë për një jetë më të mirë”, tha Vlora Çitaku.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se ka shpresa te Kosova.

“Konsideroj se nga sot e tutje do të vazhdojnë padyshim minitrat e tjerë të vizitojnë Luginën e Preshevës, për të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë në fusha të caktuara shqetësimet e shqiptarëve dhe për të parë mundësitë e ndihmës në këtë drejtim, që kanë më se nevojë shqiptarët e Luginës së Preshevës sot, sidomos nga autoritetet e qeverisë serbe në Beograd”, tha Ragmi Mustafa.

Vlora Çitaku, gjatë vizitës së saj në Preshevë, dhuroi libra dhe u njoh me faktin që shkolla që vizitoi është e vjetër. Ajo u dha premtime preshevarëve se bashkëpunimi do të jetë institucional dhe më i madh në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA