Pattinson-Stewart sërish bashkë?

05/11/2013 19:00

Kristen Stewart u fotografua duke qarë, vetëm disa orë pasi kaloi një takim disa-orësh me ish-të dashurin e saj, Robert Pattinson.

Në të vërtetë, lotët e 23-vjeçares nuk tregojnë asgjë për gjendjen e saj emocionale, pasi ato ishin të programuar në skenarin e filmit të ri në xhirim ku Kristen është protagoniste, “Anesthesia”.

Ajo që po ndodh mes saj dhe Pattinson, njeriut me të cilin u nda pas një lidhje 4-vjeçare pasi u mësua një tradhëti e saj me një regjizor hollivudian, mbetet ende objekt misteri, por sipas revistës rozë “TMZ”, të dy kanë rifilluar të flasin, pasi tentativat për të nisur një jetë të re për secilin kanë dështuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA