Këshilli i Sigurimit, Kina merr presidencën

05/11/2013 00:00

Me ndasitë politike në Siri dhe Sudan, Jemen dhe Afrikën Qendrore, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të marrë një rol udhëheqës në diplomacinë globale në javët e ardhshme.

Ndërkohë, këtë muaj, Kina ka marrë presidencën e radhës së Këshillit. “Gjatë presidencës sonë, ne sigurisht do të udhëhiqemi nga parimet e objektivitetit, paanshmërisë, efikasitetit, pragmatizmit dhe transparencës”, tha ambasadori kinez në OKB.

Në një muaj të shënuar nga festat dhe problemet proceduriale, ambasadori kinez thotë se 15 anëtarët e këshillit të sigurimit do të takohen afro 30 herë dhe në axhendë janë 20 çështje të rëndësishme.

Ndërkohë, me konfliktet në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore që ndryshojnë nga dita në ditë, Këshilli i Sigurimit duhet të bëhet shumë aktiv dhe fare pak i varur tek axhenda fillestare.

Kina tani kontribuon me më shumë se 1 700 pjesëtarë të misioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në botë dhe është donatorja e gjashtë, më e madhe, e operacioneve paqeruajtëse.

E ndërsa në axhendë janë çështje si Bosnja, Somalia, Libia dhe Libani, 15 anëtarët e KS do të marrin informacionet e para të martën nga shefi i misionit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara në lidhje me mbikqyrjen e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.

Top Channel