Vila ku u masakruan 5 persona del në shitje për 4.6 milionë dollarë, historia makabre në Kaliforni që fshihet pas luksit India lëshoi me sukses në hapësirë një sondë drejt Marsit, me ambicien për t’u bërë agjencia e katërt hapësinore në botë që do të studiojë Planetin e Kuq.
Nisja u krye nga baza hapësinore “Satish Dhavan” në brigjet lindore të Indisë. Kreu i Agjencisë Hapësinore indiane tha për BBC se misioni do të tregojë aftësitë teknologjike të vendit të tij për të ndërmarrë përsipër misione për arritjen në orbitën e Marsit dhe kryerjen e eksperimenteve atje.
Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, sonda hapësinore do të udhëtojë për 300 ditë në hapësirë për të mbërritur në orbitën e Planetit të Kuq shtatorin e vitit 2014 dhe nëse kjo arrihet, Agjencia Indiane e Hapësirës shndërrohet në agjencinë e katërt që ndërmerr me sukses mision në Mars, pas NASA-s në Shtetet e Bashkuara, Rusisë dhe ESA-s së Bashkimit Europian.
Analistë të marrëdhënieve gjeo-politike në Azi deklarojnë se më shumë se sa një mision i domosdoshëm për Indinë, lëshimi i sondës indiane është një sfidë ndaj Kinës, Koresë së Jugut dhe Japonisë në garën hapësinore.
Megjithatë, risia në sondën indiane do të jetë teknologjia që do të shfrytëzohet për gjetjen e gjurmëve të gazit metan në atmosferën marsiane, që “Curiosity” i NASA-s dështoi ta realizonte.
Top Channel