“Unë jam Presidenti! S’mund të më gjykoni”

04/11/2013 00:00

“Unë jam Presidenti dhe ky proces gjyqësor është i paligjshëm”. Kjo ishte fjala para gjykatës e presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohammed Morsi.

Morsi u rrëzua më 3 korrik nga ushtria me akuzën “e nxitjes së dhunës dhe vrasjes së protestuesve”. Ai së bashku me 14 drejtues të tjerë të lartë të “Vëllazërisë Muslimane”  dolën nën masa të forta sigurie në një gjykatë në Kajro.

Kur u pyet nga gjykata për të dhënë emrin e tij Morsi u përgjigj: “Unë jam Dr.Mohammed Morsi, Presidenti i Republikës. Unë jam Presidenti legjitim i Egjiptit dhe ju nuk keni asnjë të drejtë të gjykoni presidentin”.

Seanca zgjati vetëm pak minuta pasi Morsi kundërshtoi gjithë procesin dhe anën formale të tij, atë të veshjes së një rrobe të caktuar për të pandehurit. Menjëherë pas kësaj, gjykata vendosi shtyrjen e procesit për më 8 janar.

Ndërkohë, mësohet se Morsi është transferuar nga forca të shumta ushtrie dhe policie në burgun Burj al-Arab në qytetin e Aleksandrisë, në veri të vendit përkundër raportimeve të para se pas seancës ai do të transferohej në burgun Tora në rrethinat e Kajros.

Deri para daljes para gjykatësve vendndodhja e presidentit të rrëzuar egjiptian mbetej sekret.

Fillimisht ishte lajmëruar se zhvillimi i seancës gjyqësore do të bëhej në burgun Tora, por kjo u ndryshua në orët e vona të së dielës për t’iu shmangur protestuesve. Mijëra mbështetës të Morsit dolën në rrugët e Kajros duke hedhur parrulla kundër udhëheqësve ushtarakë të cilët i akuzojnë për grusht shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB