Shahistja e vërtetë e “Dy herë mat”

04/11/2013 00:00

Për të gjithe ata që e kanë pëlqyer filmin e mirënjohur “2 herë mat”, nuk mund të mos ta kujtojne figurën e vajzës së vogël të apasionuar pas shahut, e cila mund mjeshtrin.

Pak e dine se Rudina ne film, nuk eshte vetem nje krijim kinematografik, por ka marre shkas nga nje tjeter vajze shahiste ne jeten reale.

Rozana Gjergji, pa mbushur ende 4 vjeç nisi te luajë lojen skematike, duke mesuar me pare te luaj perpara se te flase.

Ashtu si ne film, talenti ju zbulua pikerisht nga babai, i cili u be shkas per te vazhduar rrugen e shahut.

Sot , pas 33 vjetesh qe luan shah, Rozana, ushtron nje tjeter profesion, ate te avokates duke e dashur shahun si diten e pare, gje qe pohojne dhe koleget e zyres.

Gjithçka nisi ne vitin 1982, kur revista “Shkenca dhe jeta” shkruan per fitoren e nje femije kundra kompiuterit, gje qe i detyroje priderit t’i te benin testin e inteligjences.

Me pas vjen dhe momenti ku figura e saj u mendua si subjekt per filmin.

Çdo dite, Rozanen e gjen ne dyer e gjykates, duke ushtruar nje tjeter profesion po aq llogarites dhe skematik sa dhe shahu…

Pasi heq pelerinen e zeze te avokates, Rozana shkon ne ambientet e Federates se Shahut, vendin e saj te preferuar ku kalon shume kohe.

Qe prej vitit 1989, Rozana eshte anetare e ekipit kombetar, kryesisht si kapitene.

Pothuajse ne çdo kampionat Kombetar dhe Nderkombetar, eshte vleresuar per lojen e bukur kombinative, teksa nuk ka nguruar qe pasionin t’ia percjell dy femijeve Ajkunes dhe Danielit, te cilet po rriten me shahun duke nisur qe tani te angazhohen me kampionatet e moshave.

Top Channel