Kryeprokurori Ismet Kabashi vlerësoi se bashkëpunimi i Prokurorisë së Shtetit me Policinë e Kosovës, Këshillin Gjyqësor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe shoqëritë civile, pati ndikim të madh në ecurinë e shkëlqyeshme të zgjedhjeve.

Gjithësesi, në Prizren e Mitrovicë të Veriut, pati raste të paraqitura për vepër penale. ”Prokurorëve të shtetit u janë paraqitur 21 raste me 35 persona dhe nga këta të paraqitur, 31 persona janë ndaluar, ndërsa 4 janë shoqëruar në stacionet policore”, deklaroi Kabashi.

Rastet e raportuara në rajonin e Prizrenit kishin të bënin me: mugesën e vulave në 5 vendvotime, keqpërdorim të detyrës zyrtare nga vëzhguesi i një subjekti politik, dhënie e marrje ryshfeti, etj.

Kurse në Mitrovicë janë hapur dy raste me dy persona të panjohur për veprat penale të kryera në shkollën “Sveti Sava” dhe në Shkollën Teknike.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë marrëveshjen e bërë me KQZ, deri në përfundim të procesit zgjedhor, në mënyrë që të mbrohet vota e qytetarit, nënvizoi kryeprokurori Kabashi.

Top Channel