Disa ditë më parë, një eksplorator kanadez foli me krenari për mënyrën se si hëngri qenin e tij besnik, pasi kishte mbetur i izoluar dhe i uritur në një pyll.
Kishte qenë i njëjti qen, ai që i kishte shpëtuar jetën, pasi ishte përleshur për të zotin me një ari të murrmë disa ditë përpara se të shndërrohej ushqim.
E ndërsa specia jonë mund të arrijë në nivele të tilla mosmirënjohje, nuk ndodh e njëjta gjë me luanët.
Dy francezë, Valentin Gruener dhe Mikkel Legarth shpëtuan disa muaj më parë një luaneshë nga vdekja, pasi e gjetën duke u dergjur e plagosur në savanën afrikane në Botsvana dhe tashmë luanesha e rritur është shndërruar në “këlyshin” e tyre, duke krijuar një lidhje të veçantë me dy djemtë.
Të tre së bashku, ata i dedikojnë ditën e tyre shpëtimit të specieve të rralla e kanë themeluar një kamp të populluar me luanë të tjerë.
Top Channel