Makina fluturuese
04/11/2013 00:00
Më në fund zgjidhet dhe problemi i ngecjes në trafik. Një kompani sllovake ka shpikur makinën fluturuese, e aftë të udhëtojë në rrugë dhe të fluturojë në qiell.
Mjeti hibrid i quajtur AeroMobil 2.5 është zbuluar në AeroTech, një panair i mbajtur në Montreal të Kanadasë. Kjo makinë fluturuese ka një shpejtësi maksimale prej 160 km/h.
Ndërtuesit e kësaj makine janë Stefain Klein dhe Jurak Vaculik, të dy nga Bratisllava. Ky mjet mund të mbajë 2 persona.
Kompania pretendon se makina fluturuese mund të parkohet njësoj si një makinë normale dhe mund të ecë në rrugë pa problem.
Top Channel