Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron Një foshnjë 4-muajshe, fëmijë i një çifti shqiptarësh, humbi jetën
pasditen e së dielës në një aksident automobilistik në rrugën
Merano-Bolzano, në veri të Italisë.
Nga shpejtësia e madhe apo për shkak të asfaltit të lagur, automjeti me të cilin udhëtonte familja është përplasur me trafikndarësen. Aksident që nuk do të kishte pasur rrjedhoja të rënda nëse fëmija do të kishte qenë i siguruar mirë në ndenjësen e makinës.
Por foshnja me sa duket nuk ka qenë e lidhur dhe nuk kanë qenë përdorur sistemet e posaçme të fiksimit, prandaj frenimi i ka shkaktuar dëmtime vdekjeprurëse.Në Itali mbetet problematik transporti i sigurt i fëmijëve ne automjete sepse ata janë më të rrezikuarit në rast aksidentesh.
Sipas sondazheve gati gjysma e fëmijëve mbahen në makinë pa respektuar kodin rrugor për fiksimin dhe lidhjen e tyre në poltrona. Vetëm nga fillimi i këtij viti 45 fëmijë kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Llogaritet që pjesa më e madhe e tyre mund të kishin shpëtuar nëse do të ishin sistemuar nga prindët në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt në makinë.
Top Channel