Çështjet e karakterit administrativ nga e hëna do të jene pjese e punës së Gjykatës Administrative, e cila u hap zyrtarisht.

Të gjithë individët të cilët cënohen nga aktet administrative mund te paraqityen ne kete Gjykate, per te marre nje zgjidhje ne kohe rekord per gjyqesorin shqiptar, 90 dite. Te pakten ky eshte qellimi i ngritjes se zinxhirit te ri te gjykatave ne vend.

Ministri i Drejtësise Nasip Naço tha se, ne Gjykaten e Larte ndodhen ende 10 mije çështje te pazgjidhura te grumbulluara aty prej vitesh dhe qe do marrin zgjidhje ne kete gjykate.

“Një Gjykatë e mirëpritur nga të gjithë qytetarët, për të gjitha ankesat që kanë, një gjykatë që i ka munguar vendit tonë ndër vite. Unë besoj që ky është një revolucion në sistemin e drejtësisë, që do të vazhdojë edhe me reforma të tjera. Mund të them se vetëm në Gjykatën e Lartë nëse sot janë mbi 10 mijë cështje pa u gjykyar prej disa vitesh, për shkak edhe të sistemin që ne kemi, në Gjykatën e Lartë cështja duhet të përfundojë brenda 90 ditëve, dhe ju e kuptoni vetë rëndësinë e këtij fakti dhe funksionimin e kësaj Gjykate të mirëpritur nga të gjithë”, tha Naco.

Per te hapur Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare ne Tirane ishte edhe zevendeskryetari i KLD-së Elvis Cefa, i cili tha se Keshilli i Larte do të kete ne qender te vemendjes procesin e ketyre gjykatave. Cefa shtoi se, ne mbledhjen e radhes KLD do plotesoje vendet bosh ne keto gjykata.

Top Channel