Fotografitë e rrezikshme nga bota e egër
04/11/2013 00:00
David Yarrow është një fotograf skocez i cili ka udhëtuar në vendet më të humbura të Botës dhe është afruar me grabitqarët më të rrezikshëm për të realizuar këto foto të jashtëzakonshme.
Burri nga Gllazgou ka në koleksionin e tij rreth 90 fotografi bardhë e zi të botës së egër.
Mes imazheve janë dy pinguinë të vegjël që ndihmojnë njëri-tjetrin gjatë ecjes në akull në Antarktidë, dy arinj polarë që ndeshen në Manitoba të Kanadasë dhe një luaneshë që kontrollon territorin e saj.
Por, sipas fotografit, momenti më i frikshëm ishte kur u gjend përballë një ariu të murrmë në pyjet e Alaskës.
Top Channel