Egjipt, gjyq ndaj Mursit

04/11/2013 00:00

Në Kajro nis gjyqi kundër presidentit Mohamed Mursi, i cili u rrezua nga pushteti në muajin korrik.

Së bashku me 14 anetarë të “Vllazërisë Myslimane”, ai akuzohet për vrasjen e 10 protestuesve në përleshjeve të armatosura jashtë pallatit presidencial, pas nenshkrimit te nje dekreti që zgjeroi pushtetin e tij. Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë pasi përkrahësit e ish-presidentit bënë thirrje për protesta masive.

Televizioni shteteror raportoi se ai mbërriti me helikopter në ndërtesën e Akademise Policore, qe ndodhet një orë larg qendrës së Kajros. Të pandehurit e tjerë u sollën aty me makina të blinduara. Kjo është dalja e pare publike prej 3 korrikut, kur u rrëzua nga pushteti.

Gjyqi ishte planifikuar të zhvillohej në burgun Tora në anën tjetër të Kajros, por kjo u anulua, për të shmangur protestat. Megjithese Mursi mori detyrën e presidentit pas zgjedhjeve demokratike, gjatë 13 muajve ne pushtet, ai pati përplasje më institucionet e rendesishme.

Pas rrezimit të tij, protesta masive u zhvilluan nga përkrahësit e tij, të cilat u shpërndanë dhunshëm nga ushtria, duke cuar edhe në vdekjen qindra personave. Qeveria e perkohshme e Egjiptit ka ndaluar organizaten islamike dhe ka arrestuar dhjetera perfaqesues te saj. Me shume se cdo gje- sic thone analistet- gjyqi kunder Mursit do te jete nje perballje forcash, nga njera ane jane perpjekjet e ushtrise per te ruajtur rendin dhe ne anen tjeter, levizja islamike per te vazhduar qendresen.

Te shtunen, gazeta egjiptiane “Al Vatan” publikoi pamjet e para te Mursit ne burg, por keto nuk mund te verifikohen ne menyre te pavarur. Nje dite perpara nisjes se gjyqit, ne Kajro qendroi sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili shprehu angazhimin e SHBA-se per te punuar me udheheqesit egjiptiane. Sipas kryediplomatit amerikan, fati i Egjiptit dhe marredheniet e tij dypaleshe varen nga tranzicioni demokratik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB