Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të Martë
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së dielës në Maminas të Durrësit.
Si rezultat i përplasjes së dy automjeteve ka vdekur një 22-vjeçar, ndërkohe kanë mbetur të plagosur pesë persona të tjerë mes të cileve një familje me dy fëmijë.
Burimet policore bejne te ditur se nga perplasja e automjetit tip Lancia me drejtues Arben Agasi, 42 vjec, nga Ishmi me nje automjet Benz me drejtues 22-vjeçarin Klajdi Golemi nga Shijaku kane mbetur te plagosur dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjeret e tyre, Ilirjan Golemi 20 vjeç, Klementina Agasi, bashkeshortja 35-vjeçare e drejtuesit te Lancias dhe dy femijet e tyre te moshes 10 dhe 12 vjecc.
Nena me dy femijet, si dhe drejtuesi i Benzit Klajdi Golemi jane derguar drejt Spitalit Ushtarak per shkak te gjendjes se rende, nderkohe te demtuarit e tjere po trajtohen ne spitalin e Durresit. 22-vjeçari Golemi pak minuta me vone ka gjetur vdekjen ne spital per shkak te plageve te renda.
Ne vendngjarje grupi hetimor ka kryer veprimet e para per te zbardhur rrethanat e ketij aksidenti te rende dhe paraprakisht deklarohet se mjetet kane qene duke levizur me shpejtesi mbi normat e lejuara.
Top Channel