Abuzimet me të burgosurit

04/11/2013 00:00

Mjekë dhe infermierë që punojnë nën urdhrat e ushtrisë amerikanë kanë
qënë bashkëfajtor në abuzimet kundër të dyshuarve për terrorizëm.

Ky është konkluzioni i një raporti të pavarur, sipas të cilit mjekët kanë ndihmuar në përcaktimin, mundësimin dhe pjesëmarrjen në tortura cnjerëzore të pamëshirshme ndaj të burgosurve. CIA dhe Pentagoni nuk kanë pranuar të flasin mbi studimin dyvjeçar, i cili u krye nga Instituti i Mjekesisë dhe Soros-i. Sipas tij, përplasja nisi në burgjet amerikane në Afganistan, Guantanamo Bay në Kuba dhe në vendizolimet sekrete te CIA-s, pas sulmeve të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

Bashkëautori i raportit, Leonard Rubenstein i tha programit të BBC-së  “Newsday’ se: “ Ajo qe zbuluam ishte se Departamenti i Mbrojtjes dhe CIA ndryshuan thelbin e standardeve etike për të lehtesuar pjesëmarrjen e mjekësise në abuzimet e të burgosurve, të cilat vazhdojnë ende”.

Megjithese në raport shkruhet se disa prej praktikave siç është edhe “mbytja me ujë” tashmë janë ndaluar, mjekëve u kërkohet ende të ushqejnë me forcë të burgosurit, përfshire edhe ata në burgun e Guantanamo Bay”. Rubenstein tha se per kete teknike perdoren karrige te ngushta, ku te burgosurit lidhen në një mënyre që bie ndesh me standartet etike te Shoqates te Mjekesise Boterore dhe grupet e Mjekeve ne SHBA.

Tjeter fakt eshte edhe pjesemarrja ne pyetje, ku mjeket mësojnë mbi dobesite e tyre, të cilat më pas shfrytezohen nga hetuesit. Raporti i kërkon Komisionit të Shërbimeve Sekrete ne Senatin e Shteteve te Bashkuara të hetojë plotesisht praktikat mjeksore ne burgje dhe qendra izolimi.

Top Channel