SHBA-Pakistanit: Talebanët, problemi juaj

03/11/2013 09:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën akuzave të Pakistanit, për minimin e bisedimeve të paqes midis Islamabadit dhe talibanëve, pas vrasjes së liderit të militantëve, Hakimullah Mehsud, në një bombardim nëpërmjet avionëve pa pilotë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i konsideroi negociatat e paqes si një “çështje e brendshme e Pakistanit”.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi gjithashtu theksoi se Islamabadi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord më parë mbi interesin e përbashkët strategjik për të luftuar dhunën ekstremiste.

Pakistani thirri ambasadorin amerikan në vend për të paraqitur një notë proteste ditën e premte, pas vrasjes së Mehsud.

“Kjo nuk ishte vetëm vrasja e një personi, por vrasja e vetë shpresave për arritjen e paqes”, deklaroi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Nisar Ali Khan.

Ndonëse i njohur për radikalizmin e tij, Mehsud kishte pranuar të angazhohej në bisedime “të vërteta paqeje” me qeverinë qëndrore, ndërsa vrasja e tij dhe zëvendësimi me pasuesin pritet që të shtyjë talebanët të përgjigjen me tërheqjen nga negociatat dhe nisjen e një vale të gjerë terrori në vend.

Top Channel