Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të Martë Aleanca kundër importit të plehrave, në një deklaratë për mediat, i kërkoi qeverisë shqiptare të shprehet publikisht në lidhje me qëndrimin që do të mbajë për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë.
Kjo aleancë shprehet skeptike për suksesin e shtetit shqiptar në këtë proces teknologjik të rrezikshmërisë së lartë. Si shembull, ata kane marrë Gërdecin.
“Me bindjen e plotë se kuadri ynë ligjor nuk lejon asnjë lloj hapësire për të marrë përsipër këtë lloj operacioni, me dyshimin e arsyeshëm se shteti shqiptar që të garantojë suksesin e proceseve teknologjike të rrezikshmërisë së lartë, duke shmangur pra çdo mundësi për çdo aksident, kërkojmë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama që, siç detyrohet nga Kushtetuta, nga konventa europiane e të drejtave të njeriut dhe nga konventa e Aarhus-it, të prononcohet publikisht mbi vërtetësinë e këtij fakti dhe në varësi të ftesës, nëse ka ardhur ose jo, të informojë më pas qytetarët mbi qëndrimin zyrtar që do të mbajë qeveria shqiptare dhe Republika e Shqipërisë në lidhje me këtë ofertë”, tha Dorian Matlija, aktivist.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar javën që shkoi lajme se Shqipëria, Belgjika dhe Franca janë kandidatet e mundshme për të shkatërruar arsenalin kimik të armëve të Sirisë, që llogariten në mbi një mijë tonë gazra dhe agjentë të tjerë kimikë.
Top Channel