Michelle Pfeiffer kujton dietën ekstreme

03/11/2013 00:00

Aktorja Michelle Pfeiffer ka zbuluar se ka qenë pjesë e një kulti që besonte se mund të jetoje pa ushqim ose pa ujë.

Në një intervistë për ‘The Sunday Telegraph’, ylli hollivudian theksoi se kur ishte 20 vjeç dhe në hapat e para të karrierës ka mbajtur një dietë që “vështirë se do e mbante një person normal”.

55-vjeçarja kujton se paguante për t’u mbleduhr me pjesëtarët e tjerë të kultit dhe shpëtoi nga ky fiksim vetëm falë bashkëshortit të saj të parë, Peter Horton.

“Ka qenë vërtet diçka ekstreme për të cilën shpenzoja shumë para’. Sipas tyre, gjithçka për të cilën kishte nevojë organizmi mund ta merrje nëpërmjet diellit”, shpjegon Pfeiffer.

Top Channel