Meshkujt me qafë të gjerë zhgënjejnë në shtrat

03/11/2013 00:00

Një studim nga Universiteti i Mjekësisë në Ankara ka dalë në përfundimin se meshkujt që kanë një qafë të gjerë kanë probleme në shtrat.

Për këtë studim janë marrë nën vëzhgim 90 meshkuj nga 40-60 vjeç dhe është parë se ata që kishin një perimetër qafe më shumë se 40 centimetra kishin probleme me ereksionin.

Ekspertët turq thonë se meshkujt me qafë të gjerë kanë probleme me tensionin e lartë, diabetin dhe obezitetin, faktorë këto që ndikojnë shumë në jetën seksuale.

Top Channel