Lufta e Iranit/ U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në Lindje, si lëviz çmimi i naftës
Një ndërprerje masive energjie ka bërë që kryeqyteti i Venezuelës, Karakasi, si dhe disa qytete të tjera të bien në errësirë gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.
Metroja nëntokësore e Karakasit ndaloi funksionimin dhe njerëzit u evakuuan nga dyqanet dhe zyrat. Presidenti Nicolas Maduro, përmes një mesazhi të postuar në profilin e tij në rrjetin social Twitter, deklaroi se bëhet fjalë për një sabotazh.
Ndërprerjet e energjisë janë të zakonshme në Venezuelë, sidomos në disa qytete, por jo në Karakas. Edhe pse vendi ka rezerva të mëdha nafte, rreth 70 për qind e furnizimit të tij me energji varet nga hidro-elektriciteti.
Terri u verifikua rreth orës 20:00 të së hënës, me orën lokale, teksa presidenti Maduro po mbante një fjalim televiziv. Në mungesë të valëve televizive, zoti Maduro kaloi në Twitter duke thënë se, “qeveria po e monitoron incidentin e çuditshëm”, duke e konsideruar atë një “akt sabotazhi”. “U kërkoj qytetarëve që të kenë kujdes”, tha ai.
Ndërprerja e energjisë nuk preku rafineritë e naftës të Venezuelës, të cilat furnizohen nga impiante të veçanta gjeneratorësh. Pak kohë pas ndërprerjes, ministri i Energjisë, Jesse Chacon deklaroi se elektriciteti ishte kthyer në pjesën më të madhe të Karakasit, por mungonte ende në disa rajone të vendit.
Ai tha gjithashtu se origjina e ndërprerjes ishte në qendër të Venezuelës. “Ishte një defekt direkt tek sistemet e nënstacionit. Është shumë herët për të spekuluar, por po mbikëqyrim problemin”, tha Chacon.
Top Channel