F1, 7 fitore radhazi për Vettel

03/11/2013 00:00

Sebastian Vettel fitoi Cmimin e Madh të Abu Dabit duke arritur kështu fitoren e tij të shtatë radhazi në kampionat e duke barazuar rekordin e Michael Schumacher me Ferrari në vitin 2004.

Gjermani i Red Bull, i cili u shpall kampion për të katërtën herë në garën e kaluar, duket se nuk është ngopur me fitore dhe dominoi nga fillimi në fund në pistën Yas Marina. Vettel i mori vendin e parë që në nisje shokut të tij të skuadrës (Mark Webber) dhe bëri një garë më vete si ajo e Singaporit.

 Podiumi i garës së Abu Dabit u plotësua nga Mark Webber dhe Nico Rosberg (Mercedes).

Përsa i përket Ferrarit, Fernando Alonso përfundoi garën në vend të pestë duke rekuperuar 5 pozicione nga nisja, ndërsa Felipe Massa nuk mori më shumë se vendi i tetë.

Ja renditja e plotë e Cmimit të Madh të Abu Dabit:

•  Sebastian Vettel1:38:06.106
•  Mark Webber+ 30.829
•  Nico Rosberg+ 33.650
•  Romain Grosjean+ 34.802
•  Fernando Alonso+ 1:07.181
•  Paul Di Resta+ 1:18.174
•  Leëis Hamilton+ 1:19.267
•  Felipe Massa+ 1:22.886
•  Sergio Pérez+ 1:31.198
•  Adrian Sutil+ 1:33.257
•  Pastor Maldonado+ 1:35.989
•  Jenson Button+ 1:43.767
•  Esteban Gutièrrez+ 1:44.295
•  Nico Hülkenberg+ 1 LAP(s)
•  Valtteri Bottas+ 1 LAP(s)
•  Daniel Ricciardo+ 1 LAP(s)
•  Jean-Éric Vergne+ 1 LAP(s)
•  Giedo van der Garde+ 1 LAP(s)
•  Charles Pic+ 1 LAP(s)
•  Jules Bianchi+ 2 LAP(s)
•  Max Chilton+ 2 LAP(s)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB