Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Britaninë e Madhe duket se kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet e së dielës në vendin e tyre.
Nga 32 kërkesat e paraqitura për votim postar nga qytetaret e Kosovës që jetojnë ne Britani pranë KQZ-së në Prishtinë janë miratuar vetëm 30 prej tyre.
Në kushtet kur nuk ka shifra zyrtare për numrin e shqiptarëve të Kosovës, që jetojnë në Britani, mendohet se jane diku rreth 50 mijë persona vetëm nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në ishull.
Nga shifra e të regjistruarave nga ky total i bie të votojne vetëm një grusht familijesh.
Bejtullah Destani, zëvendësambasori i Republikës së Kosovës në Londer, pasi konfirmoi shifren e të regjistruareve i tha “Top-Channel” se “ambasada nuk ka ambiente të mjaftueshme për organzimin e veprimtarieve nga subjektet politike pjesëmarrëse. Ajo që ne bëjmë është vetëm të instruktojmë të interesuarit e pakët për në faqen zyrtare online të KQZ-së së Kosovës”.
Shifra e pjesëmarrjes konsiderohet jo dhe aq befasuese, por mbetet gjithësesi tronditëse.
Në zgjedhjet e kaluara, vetëm 12 shqiptarë të Kosovës morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.
Kosova ia njeh diasporës të drejtën e votimit, por kjo është e pamjaftueshme, pasi komuniteti i shqiptarëve të Kosoves në Britani ndihet i braktisur.
Që me mbarimin e luftës në Kosovë, përveç disa organizimeve simbolike ka rënë edhe motivimi për të qenë “të angazhuar”, veçse në disa shoqatëza.
Sipas Petrit Kuçanes, drejtor i gazetës më të madhe të shqiptarëve në Britani, “The Albanian”, “përveç presidentes Jahjaga që vitin e kaluar organizoi një pritje për diasporën e këtushme dhe një vizite të Ministrit të Diasporës, të tjerët megjithë vizitat e shpeshta, harruan që të organizojnë qoftë edhe një pritje simbolike me përfaqësuesit e shqiptarëve të këtushëm”, thotë Kuçana.
Duket se që nga këtu ka filluar “ngrirja” duke shtuar edhe faktin se thuajse asnjë parti politike nuk ka shfaqur ndonjë interes për këta votues.
Kjo ka bërë që shqiptarët e Kosovës në Britani të jenë të braktisur dhe braktisës, njëkohësisht.
Top Channel