Biden: Të shqetësuar për zonën e Kinës

03/11/2013 04:40

Shtetet e Bashkuara mbeten “thellësisht të shqetësuara” në lidhje me zonën e re të identifikimit ajror (ADIZ), ka thënë zv/presidenti amerikan, Joe Biden, teksa ka nisur një tur në Azinë Lindore.

Në një përgjigje me shkrim ndaj gazetës japoneze, Asahi, Biden tha se Kina dhe Japonia duhet të ndërmarrin masa për të ulur tensionet. Biden mbërriti në Tokio në orët e vona të së hënës, teksa më pas do të shkojë edhe në Pekin dhe Seul, gjatë vizitës së tij 6-ditore.

Zona e re ajrore e vendosur nga Kina pritet të dominojë të gjithë javën e bisedimeve.

Si SHBA-të edhe Japonia kanë shprehur kritika të forta për vendosjen e ADIZ-it nga Kina, që përfshin edhe ishujt e pretenduara dhe të kontrolluara prej Japonisë. ADIZ përfshin gjithashtu edhe një shkëmb nënujor, të pretenduar nga Korea e Jugut.

Kina njoftoi se të gjithë avionët që do të operojmë në zonën e saj ADIZ, duhet të ndjekin rregulla të veçanta, si dhënia e planeve të fluturimit, në të kundërt do të përballeshin me “masa emergjente mbrojtëse”.

Avionë të SHBA-ve, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë sfiduar këto rregulla, ndërsa linjat ajrore komerciale të Japonisë kanë pranuar një kërkesë të qeverisë për të mos i respektuar ato.

Të premten, Kina ngriti në fluturim avionë luftarakë për të monitoruar aeroplanët amerikanë dhe japonezë që fluturonin në zonë.

Biden tha për gazetën se vendosja e ADIZ-it nënvizon “nevojën për një marrëveshje mes Kinës dhe Japonisë, për të krijuar menaxhimin e krizave dhe masave për rritjen e besueshmërisë, në mënyrë që të ulin tensionet”.

Biden u prit në aeroport, të hënën vonë nga e dërguari e ri e SHBA-ve në Japoni, Caroline Kennedy. Më vonë, gjatë së martës, ai do të takohet me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Top Channel