
Kosova është gati për zgjedhjet lokale. Rreth 5 mijë policë, të dielën do të jenë në krye të detyrës.
Qendra e numërimit tashmë është gati, ndërkohë presidentja e vendit bën thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërkohë që thekson se çdo përpjekeje për maipulim do të ndëshkohet fuqishëm.
Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve, presidentja thotë se mbarëvajtja e zgjedhjeve është tjetët e rëndësishme dhe garanton rrugën drejtë integrimeve evropiane.
“Zgjedhjet e 3 nëntorit janë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ato sigurojnë tërësinë territoriale dhe subjektivitetin e vendit. Zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, janë testi ynë i demokracisë dhe mbarëvajtja e tyre, garanton rrugën tonë drejtë integrimeve evropiane. Drejtë përparimit dhe një jete më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Zgjedhjet e ndershme, demokratike, të drejta dhe të lira e hapin perspektiven tonë si vend dhe si shoqëri dhe mundësojnë ndërtimin e shtetit tonë mbi parimet demokratike e në veçanti mbi parimin e sundimit të ligjit”, deklaroi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ajo tha se pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje sidomos nga qytetarët serbë të veriut do të siguroi përfaqësim legal në kuadër të insitucioneve vendase.
Më tej, presidentja theksoi se e drejta e secilit qytetar për t’u votuar dhe për të votuar, është e garantuar me kushtetutë dhe cenimi i kësaj të drejte, sikurse edhe cenimi i votës së lirë ndëshkohet me ligj.
“Vota e qytetarëve të Republikës së Kosovës është e paprekshme, e pashkelshme dhe e lirë. Çdo përpjekje për të prekur këtë votë dhe çdo përpjekje për të manipuluar me këtë të drejtë të qytetarëve të lirë të Kosovës do të ndëshkohet fuqishme. Shkeljet janë të pa tolerueshme dhe të papranueshme, sepse ato do ta pengojnë rrugën tonë drejtë ndërtimit të shtetit demokratik, të lirë dhe të barabartë me të gjitha shtetet tjera, kudo në Evropë”, shtoi kryetarja e shtetit.
Këto komente presidentja i bëri pas takimit me me kryetarën e KQZ-së Valdete Daka, dhe me drejtuesit e insitutucioneve të rendit dhe drejtësisë.
“Dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë e të dalin masivisht në zgjedhje e gjithashtu partive politike që të jenë të përgjegjshme e të mos kemi përsëritje të problemeve të 2010-s”, deklaroi Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së.
Ditën e zgjedhjeve me 3 nëntor në gjithë territorin e Kosovës pritet të votojnë rreth 1 milionë e 700 mijë votues.
Top Channel