Zgjatimi i bulevardit, inspektim i Bashës

02/11/2013 00:00

Kryetari i Bashkise Lulzim Basha ka inspektuar punimet që po kryehn për zgjatimin e bulevardit të ri këtë të shtunë.

“Së shpejti do të nisë të përmbushë edhe parametra të tjerë, me nisjen e punës për institucionet publike apo tregtare në krah të këtij zhvillimi, si pallati i Drejtësisë, projektimin e një qendre muzeale të re për qytetin e Tiranës, projektimin e një salle të re koncertesh dhe të një galerie të re arti për qytetin e Tiranës dhe padyshim përfitimin kryesor, shtimin vetëm përgjatë kësaj trajektore të mbi 150 mijë m2 gjelbërim”, u shpreh kryebashkiaku Basha.

Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës ka nisur të japë impaktin e parë që është hapja e vendeve të reja të punës.

Top Channel