Vrasja e kreut të talebanëve, Pakistani në alarm

02/11/2013 00:00

Ushtria pakistaneze është në gjendje gatishmerie të lartë pas vrasjes me nje avion pa pilot te udheheqesit te talebaneve Hakimullah Mehsud.

Siç raporton “BBC”, deri tani as autoritetet pakistaneze as ato amerikane nuk kane konfirmuar apo mohuar zyrtarisht raportimet per sulmin dhe ekzekutimin e udheheqesit taleban.

Mehsud dhe katër persona te tjere, dy prej te cileve truparojat e tij u vrane pasi katër raketa goditën automjetin me te cilin udhetonin ne pjesën veri-perendimore te Vaziristanit Verior.

Pa bere asnje koment për vdekjen e Mehsud, qeveria pakistaneze denoi me force sulmin, duke e cilesuar nje shkelje te sovranitetit te Pakistanit.

Ai ndodhi nje dite perpara se nje delegacion te udhetonte drejt Vaziristanit Verior per t’u takuar me Mehsud dhe krere te larte te militanteve.

Sipas Ministrit te Brendshem pakistanez, “sulmi dëmtoi perpjekjet për të zhvilluar bisedimet për paqe”.

Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif premtoi se do te ulej ne bisedime me talebanet për të ndaluar dhunen, prej te ciles kane humbur jeten mijera njerez.

Mehsud u be i njohur ne vitin 2007. Ai drejtoi kryengritjen ne Vaziristanin Verior dhe per kapjen e tij FBI kishte vendosur 5 milione dollare.

Ai ishte pergjegjes per vdekjen e mijera personave. Në një interviste te rralle per “BBC”-ne dy jave me pare, Mehsud ishte shprehur i gatshem per te zhvilluar bisedime serioze me qeverine pakistaneze.

Te shtunen, Këshilli Drejtues Taleban eshte mbledhur për të zgjedhur udheheqesin e ri.

Duke iu referuar raportimeve ende te pakonfirmuara, ai do te jete Kan Said Sajna. Porsi Mehsud, edhe udheheqesi i meparshem i talebaneve ne Pakistan u vra me nje avion të telekomanduar në vitin 2009.

Top Channel