Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të Martë Bashkim Zeneli,ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi gjatë periudhës
2002-2006 e vlerëson vizitën 3-ditore në Tiranë të Presidentit Papulias
si tejet te rëndësishme.
Papuljas, thotë Zeneli, është i njohur si një mik i vjetër i Shqipërisë me kontribute të veçanta gjatë periudhës së aktivitetit të tij politik në zbutjen e problemeve mes dy vendeve.
“Mendoj se do të ketë një kontribut të veçantë, një frymë pozitive për t’i zgjidhur këto probleme që lidhen edhe pas vizitës të ministrit të jashtëm grek. Presidenti grek do të mbajë qëndrime zyrtare, do të flasë me ato teza të njohura të Qeverisë greke për problemet në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por rëndësi ka që të thyhet ky akull në këto marrëdhënie, që këto vitet e fundit kanë qenë të ngrira dhe kanë prodhuar edhe sherre të vjetra edhe të reja”, tha Zeneli.
Por cili duhet të jetë qëndrimi i autoriteteve më të larta të Shqipërisë gjatë takimeve më Presidentin e Greqisë, sipas nje prej njohesve shume te mire te raporteve mes te dy vendeve?
“Nuk është fjala vetëm për të thënë problemet, vetëm për t’i ngritur ato apo për t’ia përplasur në fytyrë presidentit, por duhet të gjejmë rrugët për të rivendosur besimin tek njëri-tjetri, të gjejmë rrugët për të rivendosur mirëkuptimin tek njëri-tjetri dhe jo për të thënë fjalën e fundit të parën”, tha Zeneli.
Letra e ish-ambasadorëve grek dërguar Kryeministrit Samaras në këndvështrimin e Bashkim Zenelit nuk përbën asnjë ndikim në këtë vizitë.
“Eshtë një letër mjerane, që nuk dinë cfarë t’i kërkojnë politikës zyrtare greke. Jam i bindur që Greqia do të na japë një ‘po’ të fortë për integrimin, pasi është dhe në interesin e saj të ketë një fqinj europianist në veri të saj”, tha Zeneli.
Top Channel