Në përfundim të audicioneve të fshehura, trajnerët flasin për skuadrat e tyre, konkurrentët që i kanë mbetur peng dhe vazhdimin e garës.
Top-Channel – Skuadrat janë plotësuar tashmë. Sa të kënaqur jeni me zërat që keni në skuadër?
Aurela: Deri më tani, mendoj që kam bërë përzgjedhje të mirë. Kam marre zerat qe mua me ineteresojne. Kjo jo sepse zerat e tjere nuk ishin te mire, por tek ata qe kam zgjedhur dua te zgjeroj horizontet e tyre edhe me. Dua te shoh deri ku shkojne, sepse nuk eshte mjaftueshem qe me dy-tre jave qe une kam punuar me ta te kuptoj a kam bere zgjedhjen e duhur. Une shpresoj qe po, ndoshta dhe kam gabuar, pasi dhe gabimet jane njerezore. Ashtu siç jam e bindur per zerat qe kam zgjedhur, jam e bindur qe edhe mund te me kete shpetuar ndonje ze. Dua t’a perseris, pasi e thashe edhe ne nje nga audicionet e fshehura: Nuk me pelqen fare ky pozicion ku jam! S’me pelqen per arsyen se nuk dua te jem une ajo qe te vendos t’i them dikujt “deri ketu mund te shkosh”. Megjithate, une e kam marre persiper kete karrige dhe duhet ta çoj deri ne fund. Duhet qe me dike te vazhdoj dhe dikush ta ndale udhetimin e tij aty. Nuk e dija qe do ta kisha kaq te veshtire dhe nuk e di a do te jem me ne gjendje ta marr serish persiper nje pozicion te tille.
Eltoni: Jam i kenaqur per zerat qe kam e me kane zgjedhur. Sigurisht qe mund te kisha pritur edhe per me shume, por duhet te kenaqem me ato qe kam. Ne fund te fundit duhet te kuptojme qe “The Voice” eshte prioritet i zgjedhjes se kengetarit per trajnerin e preferuar dhe jo anasjelltas. Megjithate, mendoj se keta zera qe kam jane te kompletuar.
Alma: Jam shume e kenaqur, sepse ne ekip kam zera shume te bukur dhe jane kengetare stili. Ajo qe une kisha synim sivjet qe te kem kengetare stili me zera te bukur. Jam shume e lumtur.
Sidriti: Absolutisht i kenaqur! Jam mese i bindur qe kam marre larmine e duhur te zerave dhe stileve. Normalisht qe kam ndonje peng per ndonje vokal qe ka zgjedhur te jete pjese e ekipeve te miqve te mi, por tek e fundit kjo eshte “loja”dhe sa me e mire te behet shperndarja aq me teper u jepet mundesia zerave me te mire te bejne rruge sa me te gjate, kete ua kam keshilluar dhe ne intervisten e kaluar.
TCH – Cilin konkurrent do te doje te “rrembeje” nga trajneret e tjere?
Aurela: Jane dy kengetare qe une ua kam zili kolegeve te mi. Eshte vajza nga Shkodra Anisa dhe Florenti… Jane vertet dy zera qe me kane lene mbresa dhe me ndjesine e artistit kur i degjoj them me vete: Ahhh sikur t’i kisha une.
Eltoni: Ata qe do me duhen. Dua te rrembej 2 meshkuj, pasi kam nje “mbingopje” femrash ne ekip.
Alma: Nuk e di! Do i degjoj njehere dhe nese mendoj qe dikush nga kengetaret eshte i mire si kengetar mendoj se e meritojne qe t’i jepet edhe nje shans i dyte.
Sidriti: Tashme nuk kujtohem fort mire kush me ka ngelur peng, por jam i kenaqur me shume nga elementet qe kam ne skuader, sidomos tani qe i njoh me mire, pasi ka filluar puna per “Betejat”. E jo pak nga stafi i “The Voice” e sidomos nga publiku na kane cilesuar si ekipi me i mire… C’t’i besh.
TCH – Çfare do te kendojne konkurentet tuaj ne fazat e ardshme, zhanret qe iu preferoni apo do t’i pershtateni prirjeve te tyre vokale?
Aurela: Sigurisht qe do t’i pershtas me vokalet e tyre. Nuk mund kurresesi qe ata te kendojne kenget qe une pelqej. Çdo gje e nis nga vetja ime. Nese dikush do te me thote “kendoje kete se kjo te shkon”, une kete s’e bej dot. Une duhet ta ndiej. Me kujtohet vetja ime shume e re ne skene, me kane dhene kenge qe nuk i kam pelqyer dhe mezi i kam kenduar dhe sot une nuk kthehem dot as t’i degjoj ato. Pra, nese une vete e kam vuajtur kete gje nuk dua ta bej tek dikush tjeter.
Eltoni: Absolutisht qe konkurrentet do kendojne kenge ku prioritet eshte zgjedhja e pershtatmerise per vokalin e tyre. Por, ata qe jane ne skuadren time kane me shume tendenca drejt shijeve te mia. Keshtu qe, ky duket nje problem i zgjidhur.
Alma: Siç dhe kam permendur me larte, ata jane kengetare stili qe kryesisht kendojne rryma te ndryshme muzikore duke filluar qe nga Rock, Jazz e deri tek Pop, RnB, ndaj perzgjedhja nuk do te jete e veshtire.
Sidriti: Jam munduar gjithmone te respektoj shijet e konkurenteve, pasi nje artist arrin te kuptoje gjithmone instiktivisht se cfare i ngjit me mire nga ana shpirterore, pastaj per nga ana teknike normalisht qe zgjedhjet jane te miat. Ne fakt, ne shumicen e rasteve kam vene veton duke besuar ne pervojen dhe ne ate qe kam mesuar gjithe keto vite ne skene. Sidomos ne kete edicion, sigurisht dhe me ndihmen e asistentes Eltina Minarolli, jemi munduar te gjejme materiale te koheve te fundit, por qe tregojne vlera vokale edhe profesionale te shkalles te ndryshme te veshtiresise, gjithmone pa larguar vemendjen nga vitet e arta te muzikes ’60-’90.
TCH – Ndonje surprize eshte rezervuar ne perzgjedhjen muzikore?
Aurela: Duke qene se jemi ne Shqiperi, une do te doja qe konkurentet te kendonin me shume shqip. Duhet te dine si fillim te kendojne bukur ne gjuhen e tyre pastaj ate te huaj. Duke u nisur nga femija im, une nuk mund t’i mesoj te thote “mom” pa i mesuar te me thote “mami”. Kjo eshte shume e rendesishme, ndaj dhe dua qe disa prej kengeve qe do te performojne te jene ne gjuhen amtare.
Eltoni: Eshte akoma heret per keto surpriza. Tashme ne po punojme akoma ne faza fillestare. Por ato qe jane te talentuar do guxojne, ata edhe ne sebashku. Kjo do ta beje shume terheqes kete edicion te trete te “The Voice”.
Alma: Ato duhet te ngelin surpriza dhe te zbulohen te premten kur do jete edhe transmetimi i ‘The voice’.
Sidriti: Patjeter, si gjithmone… Por, surprizat duhet te ngelen te tilla!
TCH – Fitues do te jete vetem njeri, por shume te tjere mund te perfitojne nga kjo eksperience. Ne ç’forme mendoni?
Aurela: Une besoj se kjo eshte nje pyetje qe u duhet bere konkurenteve. Per çfare kane ardhur ata ne “Voice”? Çfare duan ata te arrijne?! Per mua “Voice” eshte afirmim, trampoline edhe shkolle. Duke u nisur nga vetja, s’kam patur dike te me mesoje, te me tregoje se ‘ketu e ke gabim’, ‘kete frazen e ke keq’, etj. Kjo eshte nje mundesi e arte per ata. Megjithate nje pjese e mire eshte intuite. Ajo eshte e lindur me ty. Nese une shikoj se dikush ka kete intuiten dhe i duhet pak ndihme atehere une mendoj se kjo eshte shkolle do e ndihmoje shume ate. Ne momentin qe dikush prej tyre ka deshiren te ece perpara me kengen, sigurisht kjo eshte nje trampoline e mire, pavaresisht nese fiton apo jo.
Eltoni: E para, fryma kolektive, eksperienca, puna ne grup dhe individuale, porosi dhe keshilla nga trajneret qe kane shume eksperience dhe mbi te gjitha dashamiresia dhe respekti ndaj talentit. Plus, ne ketu u mesojme qe te guxojne, kjo eshte e rendesishme per karrieren e tyre te metejshme.
Alma: ‘The Voice’ eshte si nje trampoline per kengetaret e rinj dhe jo vetem, pasi eshte nje program qe ka popullaritet. Kjo i ndihmon ata ta shohin ‘Voice’ si nje dritare drejt suksesit.
Sidriti: Tashme kjo dihet, sepse vlejne pervojat e shembujve te tille si Venera, Lindi, Lundrimi, Egzoni, etj. I referohem atyre qe kane qene pjese e ekipit tim pasi ndaj tyre jam me i ndjeshem, pa harruar dhe katapultimin qe kane patur nga ky spektakel emra si Marsela, Ylli, Keleri, e sa e sa te tjere. Kurse ata qe nuk kane arritur te lene shume gjurme, besoj se ju ka vlejtur si nje eksperience jo e vogel, qe rrallekujt i jepet mundesia ta kete, ne nje spektakel qe do ngelet ne mendjet e shqiptareve, ne televizionin qe edukon shijet avantgarde te tyre.
TCH – Çfare i pret keta zera ne tregun tone muzikor, pas perfundimit te gares?
Aurela: Si fillim ata duhet duhet ta kene te qarte se kur mbaron ‘The Voice’ do te jene te vetem! Une kesaj i meshoj fort. Te mos mendojne se dolen ketu dhe kaq, mbaroi. Une do t’i keshilloja te gjithe: Nese kane ndermend te ecin perpara ne kete profesion, pas ‘Voice’ menjehere duhet te kene nje kenge gati, jo te presin. Sepse publiku harron, harron se dalin shume dhe nuk te kujtojne me. Nuk do doja qe konkurrentet qe dalin nga ‘Voice’ te mbahen mend vetem si konkurente te ‘Voice’. Ata duhet menjehere pas ‘The Voice’, nese jane te zotet, duhet te kete nje kenge gati dhe te kete emrin e vet. Kjo pastaj varet pasi fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ka shtepi diskografike qe te marrin persiper keta kengetare te rinj dhe t’i promovoje. Kengetari vete duhet te perpiqet, eshte vete producent, vete duhet ta mendoje pamjen, vete duhet te mendoje çfare kenge. Fatkeqesisht!
Eltoni: Kete gje nuk mund ta them une me siguri. Ketu tregu eshte shume i pakonsoliduar dhe i pakujdesshem drejt ketyre zerave. Keto jane politika globale qe nuk mund ti rregulloje ‘The Voice’. Shpresoj te gjejne veten me vone ne kete katrahure mos-vlerash qe jetojne ne luks.
Alma: Eh! Tregu yne eshte shume i çuditshem, por mendoj qe artdashesit muzikorë do t’i pelqejne keta kengetare kaq te talentuar dhe besoj qe stili i interpretimit dhe zeri shume modern i tyre do jete çeles qe ata te jene pjese e e suksesshme e tregut.
Sidriti: Fatkeqesisht, deri diku tregu eshte nje “plehre” e vertete dhe nuk e di se kur do s’pastrohet nga “morrat” qe po i pijne gjakun muzikes dhe talenteve te vertete. Megjithate nisur nga ajo qe dielli nuk mbulohet me shoshe, te rrime e te shpresojme qe nje dite gjerat do shkojne ne vendin e tyre… Dhe “The Voice of Albania” eshte nje tregues i qarte i asaj qe vlen ne te vertete.
Top Channel