“Qeni më shpëtoi jetën, unë e hëngra”

02/11/2013 16:05

Një ekskursionist u detyrua që të hante qenin e tij besnik vetëm tre ditë pasi i shpëtoi jetën, në një luftë të ashpër për mbijetesë në mes të natyrës së egër kanadeze.

Marco Lavoie, një amator i alpinizmit dhe shëtitjeve në natyrë, vendosi që të kryente udhëtimin më emocionues të jetës së tij, që përfshinte 3 muaj i vetëm në një destinacion të pabanuar në pyjet kanadeze.

Udhëtimi do të arrinte pjesën e tij kulmore me ngjitjen graduale të majës së një mali, përpara se Lavoie të rikthehej në botën e civilizuar.

Megjithatë, disa ditë pasi nisi këtë aventurë, ndërsa kishte ngritur tëndën në një pyll, një ari i murmë sulmoi eksursionistin, duke shkatërruar tendën, kanoen, radion ndërlidhëse dhe një pjesë të mirë të ushqimeve rezervë.

Ariu do të kishte sulmuar edhe vetë Lavoien, nëse nuk do të kishte qenë për qenin e tij, pastorin gjerman që e shoqëronte, i cili iu ndërsye dhe detyroi gjitarin e egër që të largohej.

Pa asnjë shpresë komunikimi me botën e jashtme dhe i përballur me urinë, Lavoie u detyrua që tre ditë më pas të vriste pastorin besnik për ta ngrënë.


Destinacioni i eger ku Lavoie mbijetoi per tre muaj, kunder te gjitha gjasave, pa ushqim apo menyre per te komunikuar me boten e jashtme

Në këto kushte ekstreme, Lavoie shpërbleu besnikërinë e qenit duke e goditur me një gur në kokë e duke e bërë ushqim.

Pa asnjë mënyrë për të kërkuar ndihmë, kanadezi arriti të mbijetonte edhe për tre muaj të tjerë në pyll, përpara se një skuadër kërkim-shpëtimi e sinjalizuar nga miqtë e tij ta gjente.


Specia e ariut te murrme qe sulmoi Lavoie, perpara se te shpetohej prej qenit te tij besnik, nje pastori gjerman

Pas tregimit të kësaj historie, ekspertët vlerësuan aftësitë e mrekullueshme të mbijetesës dhe arsyen e shëndoshë të përdorur prej ekskursionistit, por me siguri, aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve do të kenë një mendim tërësisht të ndryshëm mbi këtë histori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA