Patosi i naftëtarëve, sot mes varfërisë

02/11/2013 00:00

Qyteti i Patosit me 33 mijë banorë, është qyteti qe u krijua si rezultat
i zbulimit te venburimeve te naftes. I krijuar ne vitet 50, Patosi
shume shpejt u quajt edhe qyteti naftetareve.

Kjo per te vetmen arsye se njerezit dhe specialistet e ardhur nga i gjithe vendi, jepnin kontributin e tyre ne sektorin e nxjerrjes se naftes.
                                                      
Brenda pak vitesh, qyteti naftetar u shnderrua ne nje qender te rendesishme per te gjithe vendin, jo vetem fale fitmeve kolosale qe dilnin nga industria e arit te zi, por edhe nga numri i madh i intelektualeve qe punonin dhe jetonin ne Patos. Naftetaret punonin te perkushtuar nderkohe qe edhe niveli i jetese ne kete qytet ishte mbi mesataren, si pasoje e shperblimit dhe pagave te larta.
 
Pas ndryshimit te sistemit, ne keto 23 vite, jeta e banoreve te ketij qyteti ka pesuar nje renie te ndjeshme, si rezultat i shkaterrimit te sektorit te naftes. Qindra punonjes dhe specialiste jane larguar nga puna, nderkohe qe nje pjese e konsiderueshme e sektorit te naftes i eshte dhene kompanive private me koncesion. Rreth 1000 familje ne Patos jetojne me ndihme ekonomike nderkohe qe papunesia eshte teper e larte.
                 
Vete naftetaret shprehen te pakenaqur per kete nenvleftesim qe u eshte bere nder vite.

Gjate viteve te fundit, qindra familje jane larguar nga Patosi per nje jete me te mire ndersa shume te tjera vazhdojne te jetojne ne kushte teper te veshtira ekonomike.

Top Channel