Gjeorgji, kryeministri cakton pasuesin

02/11/2013 00:00

Kryeministri gjeorgjian Bidzina Ivanishvili ka propozuar të shtunën
ministrian aktual të Brendshëm, Irakli Garibashvili, aleatin e tij të
ngushtë, si pasardhës në drejtimin e qeverisë.

Vetë Ivanishvili njoftoi muajin e kaluar se do ta linte postin më 17 nëntor, pas marrjes së presidencës nga Gheorghi Margvelashvili, një tjetër aleat i tij.

Tani, roli i kryeministrit është më i rëndësishmi në ish-republikën sovietike të Kaukazit, pas reformës së fundit kushtetuese.

Zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar i dhanë fitoren 44-vjeçarit Margvelashvili, që mori rreth 68 për qind të votave.

Rivali i tij më i afërt në këtë garë, ku morën pjesë 23 kandidatë, David Bakrace, i partisë Lëvizja e Bashkimit Kombëtar e Mikail Shakashvilit, mori 20%.

Zgjedhjet shënuan fundin e një dekade në krye të vendit, të presidentit pro-perëndimor Mikail Sakashvili, të cilit i ndalohej të kandidonte për një mandat të tretë.

Margvelashvili, filozof dhe ish-ministër i Arsimit, është pjesëtar i koalicionit “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit në ikje Bidzina Ivanishvili.

Top Channel