Skandal në San Siro/ Inter dhe Milan të përfshira në gjyqin “Double Curve”, dënime të rënda për krerët e tifozëve
Dy makinat e Red Bull do të nisen të parat në garën e nesërme të Formulës 1, pasi dominuan edhe sesionin e provave zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë.
Mark Webber, si i vetmi që arriti të zbriste në kufirin e 1minute e 40 sekondash në xhiron e tij më të shpejtë do të niset nga vendi i parë, i ndjekur menjëherë nga kampioni i saposhpallur i botës, Sebastian Vettel.
Mercedes konfirmoi përparimet e realizuara në këto javë duke renditur dy pilotët e tij në vendin e tretë dhe katërt, përkatësisht Rosberg e Hamilton.
Raikkonen, me Lotus do të niset nga vendi i pestë, ndërsa Ferrari vazhdoi të ishte tërësisht zhgënjyes edhe në Çmimin e Madh të Emirateve të Bashkuara Arabe, me Massën që do të niset nga rreshti i katërt, në vendin e tetë dhe Alonson vetëm të 11-tin.
Me Vettel që ka siguruar titullin e tij të katërt radhazi kampion dhe Red Bullin që ka garantuar titullin për konstruktorë, tre garat e mbetura të sezonit shërbejnë vetëm për të përcaktuar se cili pilot dhe skuadër do të renditet në vendin e dytë të Botërorit.
Gara e Abu Dhabit, ashtu si provat zyrtare do të transmetohen drejtëpërsëdrejti në ekranin e Top-Channel duke nisur nga ora 14:00.
Renditja e dhjetë vendeve të para në provat zyrtare në Abu Dhabi
1. Webber/Red Bull 1m39s957
2. Vettel/Red Bull 1m40s075
3. Rosberg/Mercedes 1m40s419
4. Hamilton/Mercedes 1m40s501
5. Raikkonen/Lotus 1m40s542
6. Hulkenberg/Sauber 1m40s576
7. Grosjean/Lotus 1m40s997
8. Massa/Ferrari 1m41s015
9.Perez/McLaren 1m41s068
10. Ricciardo/Toro Rosso 1m41s111
11. Alonso/Ferrari 1m41s193
Top Channel