Ende i pacaktuar Kolegji i Gjykatës së Lartë

02/11/2013 00:00

Transparencë dhe shpejtesi ne gjykim, keto jane kerkesat kryesore te
adresuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndaj trupës gjyqesore qe do
te shqyrtoje ceshtjet administrative ne gjykaten me te re qe nis nga
puna ne daten 4 nentor.

Zëvendëskryetari i KLD-së, Elvis Çefa deklaroi gjate nje takimi: “Nga dita e hënë ne shpresojmë që të fillojë një erë e re në sistemin e drejtësisë shqiptare, të gjitha përpjekjet tona janë përqendruar në ngritjen dhe forcimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, eficent dhe transparent. Me këtë dua t’ju kujtoj, gjyqtarë të nderuar se pritshmëritë e publikut për punët tuaja janë të mëdha, mos i zhgënjeni.”

Por ndersa neni 70 i ligjit per Gjykaten Administrative thote shprehimisht se: ‘Gjykata Administrative e Shkalles se Pare, ajo e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte fillojne funskionimin ne menyre te njekohshme’, pra qe do te thote data 4 nentor, ende nuk dihen emrat që janë në peseshen e Kolegjit Administrativ ne Gjykaten e Larte.

Megjithate shpresohet qe kryetari i kesaj Gjykate te shpalle emrat e gjyqtareve pikerisht te henen ne menyre qe te zbatohet ky nen.

Po per çfare eshte kompetente Gjykata Administrative? Sipas ligjit Gjykata Administrative do te shqyrtoje ato padi, qe kane si objekt mosmarreveshjet qe lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publi. Po ashtu ka kompetencë të shqyrtojë mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik; mosmarrëveshje te kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative; mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike. Gjyqtarët e kësaj gjykate kanë të drejtë të shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve
administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin.

Top Channel