Toronto, kryebashkiaku me kokainë në video

01/11/2013 04:30

Policia e Torontos ka marrë një video, ku shfaqet kryebashkiaku Rob Ford, duke tymosur kokainë, një video të cilën Ford e ka mohuar të ekzistojë dhe që ka qenë në qendër të një skandali që ka shqetësuar dhe mbërthyer Kanadanë prej muajsh.

Shefi i Policisë, Bill Blair, tha të enjten se video, e cila është rikuperuar pasi ishte fshirë nga një hard-drive i një kompjuteri, nuk ofron baza për të ngritur padi.

Duke folur jashtë zyrës së tij, Ford, një kryebashkiak popullor, i cili vazhdimisht ka qenë zënë titujt kryesor të mediave për shkak të sjelljes së tij të çuditshme, tha se “nuk ka asnjë arsye pse të dorëhiqet”.

Policia e Torontos ka zbuluar videon, teksa kishte ndërmarrë një operacion survejimi të gjerë te një shok i kryebashkiakut dhe ndonjëherë shofer i tij, i cili dyshohet se e furnizonte Ford me drogë.

Ford u përball me akuzat, se ishte kapur me video teksa tymoste kokainë me një tub mbi një xham, në maj. Dy reporterë nga gazeta “Toronto Star” thanë se e kishin parë videon, por ajo nuk ishte bërë ende publike.

Ford këmbëngulte se nuk frekuenton drogat dhe se videoja nuk ekzistonte. Ai u zgjodh kryebashkiak i Torontos 3 vite më parë, pas një vale pakënaqësie në rrethinat e largëta të qytetit. Që prej atëherë, ai i ka mbijetuar një përpjekjeje për ta shkarkuar nga posti që mban, me akuzën e konfliktit të interesit, dhe është shfaqur nëpër lajme për sjelljen e tij gjithnjë e më shumë të çuditshme.

Top Channel